Zvicra dhe Gjermania, vendet e radhës që mbyllin përkohësisht ambasadat në Iran

Qeveritë e Gjermanisë dhe Zvicrës kanë konfirmuar se kanë mbyllur përkohësisht ambasadat e tyre në Teheran.
Ambasadori zviceran dhe pesë anëtarë të stafit u larguan nga vendi sot me rrugë tokësore, dhe tani janë të sigurt jashtë vendit.
Gjermania gjithashtu ka zhvendosur përkohësisht misionin e saj në Teheran, si dhe dy misionet e saj në Irak, transmeton Telegrafi.
Ato i bashkohen një liste në rritje të vendeve që thuhet se kanë evakuuar stafin ose kanë mbyllur ambasadat e tyre për shkak të shqetësimeve të sigurisë, duke përfshirë Argjentinën, Austrinë, Azerbajxhanin, Islandën, Italinë, Holandën, Zelandën e Re, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Ukrainën.
Në ditët e para të sulmit amerikano-izraelitë në Iran, është bërë thirrje shumë nga vendet kryesisht perëndimore që të largohet stafi për arsye të sigurisë. /Telegrafi/





















































