LAJMI I FUNDIT:

Zvicerani Laurent Michaud merr detyrën e zëvendëskomandantit të KFOR-it

Zvicerani Laurent Michaud merr detyrën e zëvendëskomandantit të KFOR-it

Sot, pas një periudhe njëvjeçare, zëvendëskomandanti i KFOR-it, austriaku gjeneral-brigade Reinhard Ruckenstuhl ia ka dorëzuar detyrën pasrendësit të tij, zviceranit, gjeneral-brigade Laurent Michaud.

Gjenerali Reinhard Ruckenstuhl, gjatë fjalës së tij lamtumirës, shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij për të gjitha të arritura që janë bërë gjatë këtij viti të punës intensive.


Ai e falënderoi komandantin e KFOR-it dhe të gjithë pjesëtarët e tjerë të KFOR-it për bashkëpunimin e ngushtë që iu ofrua gjatë këtij viti.

“Jemi këtu krah për krah si bashkëluftëtarë për të arritur pajtimin e ndërsjellë, i cili do të hapë rrugën e perspektivës pozitive për të ardhmen”, tha gjenerali Reinhard Ruckenstuhl.

Komandanti i KFOR-it, gjeneral Lorenzo D’Addario e përshkroi zëvendëskomandantin në largim si “udhëheqës shumë të mirë, këshilltar dhe mik të shkëlqyeshëm, njeri me cilësi të mëdha, që përkushtohet me shpirt dhe që është shumë i vendosur”, i cili i mbështetur nga një ekip i shkëlqyeshëm, arriti rezultate të mëdha në KFOR.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori