LAJMI I FUNDIT:

Zviceranët, qiramarrësit më të mëdhenj të banesave në Evropë

Zviceranët, qiramarrësit më të mëdhenj të banesave në Evropë

Gati 56 për qind e të gjithë zviceranëve, sipas Eurostat, jetojnë në apartamente me qira, në vend që t’i blejnë ato. Bëhet fjalë për shifrën më të lartë në Evropë.

Gjermania vjen menjëherë pas Zvicrës, me 48 për qind. Më së paku jetojnë me qira në Rumani: 96 për qind e banorëve kanë shtëpitë e tyre.
Qiramarrësit zviceranë japin pothuajse 24 për qind të të ardhurave të disponueshme për qiratë e tyre të banimit. Më së shumti japin për qira në Greqi – një e treta e të ardhurave, shkruan 20min, përcjell albinfo.ch.


Qiratë e shtrenjta janë në zonat metropolitane, të tilla si: Cyrih, Bazeli dhe Gjeneva.

Në kthim, qiramarrësit zviceranë mund të gëzojnë standarde relativisht të larta. Por, më pak sa i përket fushës ligjore.

“Sa i përket sigurisë, nuk është e mirë për qiramarrësit zviceranë”, thotë Barbara Steenbergen, nga Shoqata evropiane e qiramarrësve.
Qiramarrësi, për shembull, në Suedi, Austri dhe Republikën Çeke njoftohet tre muaj më herët për ta lëshuar banesën. Në Danimarkë mund të varet nga arsyeja e ndërprerjes së kontratës, periudha e njoftimit zgjat dymbëdhjetë muaj. Në Gjermani kjo varet nga kohëzgjatja e qirasë dhe shkon nga tre deri në nëntë muaj, thotë Steenbergen. Përveç kësaj, dispozitat ligjore vështirë zbatohen si për pensionistët, ashtu edhe për prindërit e divorcuar. /Telegrafi/