LAJMI I FUNDIT:

Zv.drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore: Rreth një milion euro kërkohen në muaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Zv.drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore: Rreth një milion euro kërkohen në muaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Zëvendësdrejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Bujar Kaçuri gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka ndarë 15 milionë euro shtesë këtij fondi për programin për trajtim jashtë vendit.

Ai bëri të ditur se mbi 800 lëndë janë shqyrtuar dhe aprovuar nga bordi për trajtim jashtë vendit, të gjitha ato lëndë të cilat i kanë plotësuar kriteret me Udhëzimin e ri Administrativ.


“Vlera e përgjithshme e shpenzimeve në kuadër të programit për trajtim jashtë vendit është mbi 22 milionë euro. Vlera e kërkesave mujore është rreth 1 milion euro për trajtim jashtë vendit”, tha Kaçuri.

Kaçuri shtoi se në raportin e fundit të dërguar në Ministrinë e Financave shuma totale e obligimeve është 15 milionë euro duke përfshirë ato kontingjente dhe obligimet e rregullta, shkruan Telegrafi.

Vitia: Bordi i Sigurimeve Shëndetësore është ndryshuar pas shkeljeve të Udhëzimit Administrativ
Lexo po ashtu Vitia: Bordi i Sigurimeve Shëndetësore është ndryshuar pas shkeljeve të Udhëzimit Administrativ

“Me Udhëzimin e ri Administrativ kemi bërë një bazë të mirë ligjore që ka eliminuar procesin e parapagimit për rastet e rregullta, sepse në të kaluarën rastet e rregullta janë parapaguar në bazë të pro-faturës të dorëzuar nga ana e pacientëve dhe bordi për trajtim jashtë vendit në bazë të dokumentacionit mjekësor dhe financiar ka aprovuar kërkesën mirëpo nuk është ditur asnjëherë saktë vlera e shërbimit që ka marrë pacienti”, tha ai.

Kaçuri u shpreh se ka ndodhur që vlera e pro-faturës ka qenë 10 mijë euro ndërsa vlera e shërbimit të pacientit të marrë është 8 mijë euro dhe 2 mijë euro kanë mbetur të lira.

“Kjo metodë është ndërprerë dhe është përcaktuar se kërkesat për rastet e rregullta së pari bëhet aprovimi i kërkesës nga ana e bordit për trajtim jashtë vendit ku merret vendim për aprovimin e kërkesës për fillimin e trajtimit, në ndërkohë pala pasi të merr shërbimin shëndetësor është e obliguar që në fund të sjellë faturën dhe raportin mjekësor për shërbimet e marra. Nëse nuk i sjellë nuk mund të aprovohet kërkesa”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori