Rep-artisti i njohur gjerman, Zuna, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Benzema” titullohet kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop dhe RnB.


Kënga është produkt i producentëve të njohur gjerman Rock dhe Avo, teksa është vizualizuar edhe me klip.

Ajo çfarë bie në sy është se në klipin e kësaj kënge nuk mungon reperja e njohur shqiptare, Loredana, e cila e shoqëron reperin në video.

Reperja nga Ferizaj e cila është në lidhje me reperin gjerman, pavarësisht se nuk interpreton ndonjë pjesë të këngës, është pjesë e performancës së klipit pranë të dashurit të saj.

zuna2

Vetëm pak javë më parë, Telegrafi siguroi një fotografi ekskluzive të dyshes, ku shiheshin duke shijuar nga një kafe me njëri-tjetrin në Cyrih të Zvicrës.

Çifti e mbështesin njëri-tjetrin gjithmonë në projektet muzikore të njëri-tjetrit. /Telegrafi/

z