LAJMI I FUNDIT:

Zuckerberg në Google Plus?

Zuckerberg në Google Plus?

Gazetarët e teknologjisë nuk janë të vetmit që kanë marrë qasje të hershme në rrjetin më të ri social të Google, i cili quhet Google +.

Një gjë e tillë i është mundësuar edhe drejtorit ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, i cili me sa duket e ka pranuar ftesën e Google për të qenë njëri ndër anëtarët e parë të këtij rrjeti social.

Sipas Forbes, ai nuk është shumë i lumtur për llogarinë e tij të re në këtë rrjet social. Fotografia e profilit të tij është bërë përmes një ueb-kamere e cila duket shumë më ndryshe nga ajo që ai ka në rrjetin e tij, Facebook.


Kjo vërehet menjëherë pasi që në profilin e tij ai nuk ka plotësuar shumë gjëra. Në të, thuhet se ai është mashkull, dhe punon në zonën teknologjike, Palo Alto, ndërsa për të gjithë ata që nuk e njohin, ai ka thënë vetëm “unë krijoj gjëra”.

Në rrjetin më të ri social, Zuckerberg është miqësuar me një numër të madh të stafit të tij që janë poashtu anëtarë të Google +, ndërsa qëndrimi i tij aty nuk është për tu habitur, pasi që ai ka një llogari edhe në Twitter. / Telegrafi /