LAJMI I FUNDIT:

Zuckerberg dhe Murdoch arrijnë marrëveshjen historike, Facebook do t’i paguaj miliarderit para të majme për transmetimin e lajmeve të mediave të tij

Zuckerberg dhe Murdoch arrijnë marrëveshjen historike, Facebook do t’i paguaj miliarderit para të majme për transmetimin e lajmeve të mediave të tij

Facebook ka arritur marrëveshje me dy gjigantët më të mëdhenj medial, të cilëve do t’i paguaj para të majme për publikimin e përmbajtjeve të tyre, shkruan The Guardian.

Kjo do të thotë që rrjeti social, themelues i të cilës është Mark Zuckerberg, në të ardhmen do të përdor përmbajtjen mediale të grupit News Corporation, pronar i të cilës është miliarderi australian Ruper Murdoch, transmeton Telegrafi.


Siç raporton BBC, marrëveshja është arritur për tri vite, kurse shuma e saktë nuk është zbuluar, pavarësisht se mund të bëhet fjalë për dhjetëra miliona dollarë.

Marrëveshja u arrit pasi që Australia është e para në botë, që miratoi ligjin me të cilin kompanitë e teknologjisë detyrohen t’i paguajnë korporatave mediale për përdorimin e përmbajtjes së tyre.

Mosmarrëveshja që ka zgjatur për disa muaj, së fundmi kishte çuar në atë që Facebook është detyruar që 25 milionë përdoruesve të saj në Australi t’i lë pa qasje në përmbajtjen mediale.

Një marrëveshje të ngjashme në Australi së fundmi ka nënshkruar edhe Google, gjiganti më i madh i internetit në botë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Teknologji
Kalo në kategori