LAJMI I FUNDIT:

ZTE prezanton versionin mini të Axon 7

ZTE prezanton versionin mini të Axon 7

ZTE sot ka lansuar një model të ri të telefonit në IFA Berlin. AXON 7 tashmë e ka edhe variantin AXON 7 mini si një anëtar më të vogël të familjes së kësaj linje, dhe i cili vjen me ekranin prej 5.2”.

Karakteristikat e Axon 7 mini përfshijnë ekranin në 5.2” me Full HD AMOLED display, procesorin Qualcomm Snapdragon 617 SoC (4x ARM Cortex-A53 at 1.5 GHz, 4x A53 në 1.2 GHz, Adreno 405) dhe modemin Cat 6 me mbështetjen për FDD + TDD.


Telefoni më i ri nga ZTE sjell edhe USB Type-C me Quick Charge për 2705mAh që e mbush telefonin nga 0% në 50% për gjysëm ore.

Mini do të jetë në dispozicion për Rusinë, Gjermaninë, Spanjën, Poloninë, Japoninë, Australianë, Indinë, Arabinë Saudite dhe SHBA-të, me një çmim prej 299 € (që përfshin taksat). Jashtë SHBA, data e lëshimit është caktuar për 7 shtator.