Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke iu pëgjigjur shqetësimeve të konsumatorëve, ka sqaruar situatën e çmimeve të energjisë elektrike, duke thënë se çmimet e energjisë elektrike nuk kanë ndryshuar që nga viti 2014.
“Për shkak të reagimeve të shumta në lidhje me çmimet e energjisë elektrike, ZRRE dëshiron të sqarojë për të gjithë qytetarët se çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët shtëpiak janë të njëjta që nga viti 2014. Përderisa Struktura Tarifore nuk ka ndryshuar që nga viti 2007. Struktura e tanishme tarifore e energjisë elektrike është vendosur nga Bordi i ZRRE si zgjidhje për të përshtatur çmimet me karakteristikat e sistemit elektro-energjetik në vend, me qëllim të sigurimit të shërbimeve me çmime që mbulojnë kostot e arsyeshme të këtij sistemi”, thuhet në sqarimin e ZRRE-së.
Siç thuhet në komunikatë, ZRRE vazhdimisht është përpjekur të sqarojë për konsumatorët se duke filluar nga muaji tetor fillojnë tarifat e sezonit dimëror- tarifat e larta.
“Arsyeja e ndarjes së tarifave sezonale është që të bëhet përshtatja me kërkesën e konsumit të energjisë elektrike e që me fillimin e sezonit të lartë konsumi i energjisë elektrike fillon të rritet dhe në të njëjtën kohë çmimet janë më të larta. Qëllimi i vendosjes së tarifës së sezonit së lartë është që të nxitet kursimi i energjisë elektrike gjatë muajve kur ngarkesa rritet dhe zvogëlohen mundësitë për të furnizuar të gjithë konsumatorët vetëm nga gjenerimi vendor. Në këtë mënyrë imponohet importi i energjisë me çmime më të larta”, thuhet në njoftim.
Konsumatorët në sezonin e ulët, sipas tyre, paguajnë tarifa nën kosto mesatare të shërbimit, ndërsa e kundërta ndodh për sezonin e lartë.
“ZRRE gjatë përcaktimit të strukturës tarifore, me qëllim që të nxisë konsumatorët ta kursejnë energjinë si dhe të mbrojë konsumatorët me të ardhura më të ultë ka krijuar grupet tarifore. Blloku i parë tarifor aplikohet tek konsumatorët që kanë konsumin mujor deri në 200kWh; blloku i dytë tarifor aplikohet tek konsumatorët me konsum mujor nga 201kWh/muaj deri në 600 kWh dhe blloku i tretë tarifor aplikohet për konsumin mujor mbi 600 kWh”, thuhet në njoftim, teksa bëhet thirrje që të kursehet energjia elektrike gjatë këtij sezoni.
“Rritja e konsumit, sidomos duke përdorur energjinë elektrike për ngrohje, mund t’i vendos ata në grup të konsumit më të lartë dhe duke pasur parasysh edhe diferencën nga çmimet e sezonit të ulët faturat e tyre mund të dyfishohen”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kamionët nga Kosova bllokohen në Durrës, Shqipëria pezullon protokollin T2

Lansohet zyrtarisht Karta Rinore Evropiane në Kosovë – Dyert e Evropës hapen për të rinjtë tanë!

Fondi Rajonal i Sfidave shpall thirjen e katërt për aplikime – Fonde të konsiderueshme për të forcuar aftësitë dhe për të rritur konkurrueshmërinë e Bizneseve në Ballkanin Perëndimor

Kamionët nga Kosova bllokohen në Durrës, Shqipëria pezullon protokollin T2

Hapet barnatorja e parë e Ozone Pharmacy, synohet krijimi i rrjetit në tërë vendin

Zyrtare, çmimi i energjisë elektrike rritet 16 për qind

E ardhmja është duke ndodhur tani: Zbuloni kompleksin e ri të “Holiday In 2” që po ndërtohet në Shëngjin

Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë, aktivistët paralajmërojnë padi kundër ZRrE-së

Ventoro Motors jep Vespa FALAS!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasi pauzoi tarifat, Trump: Ky njeri fitoi 2.5 miliardë dollarë, ky tjetri 900 milionë

Brenda bazës së NATO-s në Poloni - simbol i përkushtimit të Amerikës ndaj Evropës

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja” - debat i ashpër mes predikueses së fesë islame dhe mjekes

“Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës

Egli ka humbur një fëmijë shkak i ndarjes me Olsin? Reagojnë ashpër familjarët e saj përmes Instagramit