LAJMI I FUNDIT:

Zoti nuk zëvendëson ndërgjegjen dhe arsyen tonë

Zoti nuk zëvendëson ndërgjegjen dhe arsyen tonë

Konfliktet në botë nuk janë asgjë tjetër përveç jashtësimit të kundërshtive të brendshme tonat. Janë mendimet e kundërta, ndjesitë dhe forcat që përplasen brenda nesh.

Kur dalin jashtë marrin formën e konflikteve familjare, komunitare, ndërshtetërore apo ndërpersonale. Paqja me veten është çelësi i zgjidhjes së shumë konflikteve.


Zgjidhja e konflikteve brenda vetes na jep mundësinë të zgjidhim ata jashtë vetes. Ja pse analiza, vetanaliza apo psikanaliza na ndihmojnë të jemi njerëzit e zgjidhjeve dhe jo të problemeve.

Besimi në Zotin nuk është një zgjidhje e problemeve Deus ex macchina, si një magji. Besimi na jep dritën e nevojshme që të shoshisim më së miri se ç’rrugë duhet të zgjedhë ndërgjegjja dhe arsyeja jonë drejt së mirës. Zoti nuk zëvendëson as ndërgjegjen dhe as arsyen. Na i ka dhënë t’i përdorim si duhet.

Po të vëmë re sa zemërim dhe inat, sa pakënaqësi dhe grindje ka brenda dhe jashtë nesh e kuptojmë se po humbim orientimin. Higjiena mendore dhe shpirtërore në ne dhe përreth nesh është e sëmurë, do të thoja e infektuar.

Secili prej nesh ndikohet dhe ndikon situatën në të cilën ndodhemi si planet dhe si grupime më të vogla. Nuk jemi si para 100 vjetësh. Evoluimi tepër i shpejtë i shoqërisë dhe globalizimi i informacionit dhe i jetës po na vendos barra që para nesh nuk i kishin.

Ndaj më duket urgjent rikthimi në një dimension shpirtëror të shoqërisë dhe të individit në mënyrë që ky ndikim i ndërsjelltë të jetë sa më ndihmues për njeriun.

Shoqëritë e zhvilluara vazhdojnë me kokëfortësi të mos duan të humbasin status quo-në e tyre, megjithëse në Afrikë, Azi, Amerikë Latine, Lindje të Mesme madje edhe në Evropë (Ballkan) ka shumë varfëri dhe eshka të ndezura konfliktesh.

Dimensioni shpirtëror i jetës të ndryshon shikimin dhe mendësinë për një jetë individuale dhe shoqërore më të shëndetshme e më njerëzore. Këtë duhet të kërkojmë, një shoqëri më humane, ku të gjithë dhe çdo njeri është në vendin e vet dhe zhvillohet sipas origjinalitetit të tij.

Në trend

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Kalo në kategori