LAJMI I FUNDIT:

‘Zoti nuk e ngarkon një shpirt përtej asaj që mund të përballohet’ – reagimi i Pogbas për lëndimin

‘Zoti nuk e ngarkon një shpirt përtej asaj që mund të përballohet’ – reagimi i Pogbas për lëndimin
(Foto: Getty)

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, ka reaguar pas lajmit të fundit në lidhje me lëndimin e tij që do ta mbajë jashtë fushës për së paku një muaj.

Francezi nuk ishte ftuar për ndeshjen e fundjavës ndaj Sampdorias dhe klubi konfirmoi të hënën se mesfushori ka pësuar një lëndim muskulor.

Më pas u raportua se mungesa e tij do të jetë për një kohë më të gjatë, gjë që vetëm sa e zgjat mungesën e tij të madhe këtë sezon.


Pogba ka bërë një reagim në rrjetet sociale me një mesazh që lë të kuptohet se ai është i vendosur ta tejkalojë edhe këtë problem fizik.

Probleme të reja për Pogban, Juventusi ka nisur ta humbë durimin
Lexo po ashtu Probleme të reja për Pogban, Juventusi ka nisur ta humbë durimin

“Allahu nuk e ngarkon një shpirt përtej asaj që mund të përballohet”, shkruan në mesazhin e ish-lojtarit të Manchester Unitedit.

29-vjeçari u kthye te Juventusi si lojtar i lirë në verën e kaluar duke nënshkruar kontratë katërvjeçare në Allianz Stadium, por lëndimi e ka lënë jashtë loje gjatë këtij edicioni. /Telegrafi/