Në tokën ku ju shumë kohë më parë flitej, jetohej, besa edhe sakrifikohej për moralin, vlerat dhe idealet shoqërore të përbashkëta e të krijuara ndër shekuj, sot ndodhë diçka krejt tjetër në mesin e shoqërisë e cila rrjedh prej të njëjtit gjak dhe jeton në të njëjtën tokë. Pse?

Persekutimet, përndjekjet dhe të gjitha llojet e tjera të dhunimit fizik e psikologjikë që i bëheshin këtij populli para vitit 1999 duket se vetëm e vitalizojnë atë në dimensionin e vlerave dhe moralit. Kohezioni i shoqërisë vetëm se rritej, gjë që është normale në grupet të cilave u rrezikohet mirëqenia nga dikush i jashtëm. Ndihmat e bashkatdhetarëve dhe përkrahja e tyre në të gjitha format dihet qartë se ishte më e lartë, tendencat për ta ruajtur identitetin si nga ana e traditave njashtu edhe moralit që dikur shquhej ndër ne, ndihej si obligim i secilit prej nesh e në veçanti i kryefamiljarëve. Kështu me fanatizëm shoqëria ruante gjuhen, traditën vlerat kombëtare, fetare, deri në ardhjen e ‘’lirisë’’ të vitit 1999.


Hapja e kufijve dhe liria për shqiptaret e Kosovës duket të jetë sfida e shekullit në kuptimin e mbrojtjes së identitetit kombëtar, fetar, e vlerave shoqërore e individuale. Ndihmat që morëm për çlirimin dhe për një mëkëmbje pas çlirimit nga shtetit e perëndimit duket se të shqiptaret e Kosovës kanë zgjuar një ndjenjë përgjegjësi dhe borxhi të pa kompenzueshëm për ata popuj dhe ato vende.

Asnjëherë nuk duhet të diskutohet borxhi që u kemi këtyre vendeve, mirëpo shqetësues është intensiteti dhe frekuenca e kësaj ndjenje përgjegjësie dhe borxhi që jo rrallë herë po i kalon kufijtë. Kështu që nëse dikush të ka shpëtuar jetën ti mund ti kesh borxh një jetë atij, mirëpo asnjëherë nuk i ke borxh gjëra të cilat janë më të rëndësishme se vet jeta. Brenda jetës gjithmonë kanë ekzistuar konstrukte psikologjike e shpirtërore që vlerësohen ma shumë se vet jeta, kjo ka shtyrë shumë njerëz që të luftonin duke dhënë jetën e tyre për lirin, moralin, vlerat, Zotin, atdheun etj.

Lëvizjet e viteve të fundit në politikat dhe pozicionimet territoriale në botë, tërhoqën thellë vëmendjen kolektive të shqiptarëve te Kosovës, u kijua një gjendje disonance e papëlqyeshme në konstruktin e identitetit dhe vlerave tona. Si popull, në strukturën e ndërtimit tonë si grup sociale, në vete mbanim shumë ngjashmëri dhe vlera të përbashkëta me njërin grup të përfshirë në konflikte globale, ndërsa nga ana tjetër me një magnetizëm të ndërgjegjes dhe kësaj ndjenjës së përgjegjësisë dhe borxhit tërhiqeshim që të identifikohemi me grupin tjetër. Rrjedhimisht i bije të jetë kështu: Ne jemi popull tradicional, më shumicë myslimane, pak a shumë konservativ, dhe kjo në vija të trasha e përbën identitetin tonë që në esencë është shumë i ngjashëm me atë të popujve të lindjes. Kurse nga ana tjetër ne jemi ‘’miq të përhershëm’’ të perëndimorëve, ne i përkasim Evropës edhe teritorialisht, dhe fundja këta janë shpëtimtarët tanë. E gjithë kjo gjendje në mes të dy poleve tërheqëse krijon një pa përputhshmëri psikologjike brenda individëve edhe brenda vet dinamikës së shoqërisë si tërësi, pa përputhshmëri e cila shkakton një gjendje ankthi kolektiv e nëse guxojmë të themi edhe një krizë identiteti shoqërorë, dhe si e tillë vetë kërkon zgjidhje të shpejtë. Të gjendur në këtë pozitë shumë të pa favorshme dhe shumicën e rasteve të pa vetëdijshëm për këtë dinamikë që po ndodhë brenda vet neve, ne po priremi që duke u identifikuar me të fuqishmit të tejkalojmë këtë gjendje ankthi kolektivë.

Procesi i identifikimit me një grup më të madh kërkon që të huazojmë nga ata vlera dhe tipare të tyre dhe kjo rrjedhimisht po e shkakton një zëvendësim dhe përfundimisht humbjen e vlerave tona tipike. Grupet e mëdha nuk janë shumë të vëmendshme se kush ju bashkëngjitet ose jo, dëshira e jonë si grup i vogël për të tërhequr vëmendjen e tyre dhe për të ju treguar se ne po ju bashkohemi, është fenomeni i cili neve si identitet kombëtar e fetare më se shumti po na kushton. Duke qenë të vegjël dhe të pa rëndësishëm në zhvillimet globale , ne shpesh herë kemi tendenca që vëmendja të bijë mbi ne, jo rrallë herë po mundohemi të sakrifikojmë edhe më shumë se sa duhet në mënyrë që të tërheqim vëmendjen e të mëdhenjve, duke qenë të pa vetëdijshëm për pasojat dhe pamundësinë e kthimit mbrapa.

Rast tipik për të ilustruar këtë fenomen është ngjarja e ndodhur ditëve të fundit në fshatin Marinë te Skenderajt, atje ku për dyshime të ngritura mbi një person gjegjësisht mbi një imam, kuvendi komunale ka marrë vendim ta mbyllë xhaminë e fshatit. Askush nuk është kundër ngritjes së dyshimeve mbi persona të caktuar, hetime ndaj tyre, nëse është e drejtë edhe dënime. Këtu mbetet e rëndësishme ta dimë se ç’faj ka pasur xhamia e shkretë. Po xhamia, objekti i cili si i tillë i bashkon njerëzit, ndjenjat, botëkuptimet, besimet e që të gjitha janë të ligjshme. Ajo pse duhet të mbyllet?

Nëse po e ndjejmë nevojë të kohës t’i tregojmë botës se ne jemi kudër terrorizmit, lëvizjeve ekstreme e të ngjashme, ne s’kemi nevojë që ti tregojmë se ne vetëm për të qenë në miradi me ju e mbyllim edhe kultin, e vrasim edhe besimin, i shkatërrojmë edhe vlerat, vetëm që bota të na i rreh krahët. Ka qenë shumë më e drejt të paditen persona të caktuar, të gjykohen dhe të përfundoi gjithçka. Mirëpo dëshirat tona të shkaktuara nga kjo krizë identiteti i shtyn pushtetarët që aty të dërgojnë edhe trupa policore te dera e xhamisë, kjo skene të kapet nga kamerat, të plasohet në media, dhe ne te dalim si pro perëndimorë, ndihmës te ‘’miqve të përhershëm’’, duke i shtyrë edhe vet miqtë te mendojnë se Zoti i jonë është në qiell apo në Bruksel, atje ku gjithçka do japim vetëm të reflektojmë mirë, dhe krejt përfundimisht të dalim qesharak para botës.

Të gjitha këto lojëra tani mund të jenë të falshme dhe kalimtare, por rreziku kanoset në stadet afatgjate. Kur sulmohet kulti, mbyllet dhe dhunohet në atë mënyrë , nuk duhet harruar se aty po sulmohet direk shpirti dhe vlerta e një populli. I gjithë morali, vlera dhe qëndrueshmëria e një populli lidhet ngushtë me kultet e tij fetare, nuk duhet harruar se xhamitë përherë kanë qene vatër e krijimit të personaliteteve të kompletuara fetare e kombëtare të popullit tonë, nuk duhet përdhosur roli qenësor qe kanë këto objekte ne psikologjinë dhe formimin e një populli vetëm për hir të një imazhi kinse më të mirë. Përkundër, institucionet duhet pasur kujdes të veçantë se si e trajtojnë fenë dhe çdo element tjetër qe lidhet ngushtë me anën shpirtërore të popullatës, sepse këto janë pikat kyçe ku herë do kurdo mund te ndërhyhet që të rikthehen, mbahen e kultivohen vlera te mirëfillta humane e të pastra në përgjithësi. Nuk është e rrugës që në këmbim të favoreve objektive e shumë të përkohshme të humbim ato vlera që është dashur shekuj ti ndërtojmë dhe te cilat padyshim se na kanë mbajtur si identitet të dalluar dhe me vlerë.

(Autori është beçallor i psikologjisë)