Letra me shkrim dore e Ismail Kadaresë, publikuar dje në Facebook nga Ilir Demaliaj, është shkruar në një kontekst më të komplikuar nga ç’paraqet ajo në vetvete. Shumë detaje e prapaskena politike ekzistonin më 1980 mes shkrimtarit dhe regjimit.
“Konflikti” familjar i shkrimtarit me motrën e tij, nuk ishte një çështje kaq e thjeshtë, si një zënkë e rëndomtë. Prapaskena e atij konflikti në të vërtetë luhej në dyert e Sigurimit të Shtetit. Vetë shkrimtari, por edhe Helena Kadare, e kanë rrëfyer pjesërisht hatanë që i kishte hapur familjes Kadare një pakujdesi e motrës së shkrimtarit, e cila kishte folur gjera aq të rrezikshme në një “rreth shoqëror” ku kishte spiunë të Sigurimit të Shtetit. Falë kësaj pakujdesie rrezikohej jo vetëm jeta dhe vepra e shkrimtarit, por edhe motra e tij si dhe e gjithë familja Kadare.
Kjo letër në të cilën përmendet një pjesë e kësaj ngjarjeje të vështirë të shkrimtarit dhe familjes së tij, në të vërtetë fsheh një tjetër prapaskenë politike.
Shkrimtari ishte përfshirë në këtë kohë në një projekt të madh kinematografik italo-francez bazuar mbi romanin e tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Ekipi i kineastëve kishin marrë pëlqimin e Qeverisë shqiptare dhe kishin ardhur në Shqipëri për të përgatitur xhirimet. Siç ndodhte pothuajse me të gjithë ekipet e huaja që shkelnin në vendin tonë apo të ekipeve shqiptare që dërgoheshin jashtë, survejimi nga punonjësit e sigurimit ishte i pashmangshëm.
Një varg dokumentesh që ruhen në AQSH rrëfejnë peripecitë të panumërta që ekipi italio-francez kaloi në 3-4 vizitat e tyre në Shqipëri dhe se krejt në fund në gusht të 1982, kur ata kishin bërë gati të gjithë sheshxhirimet dhe përgatitjet, me një urdhër nga lart u përzunë përfundimisht nga Shqipëria duke mos i lejuar të xhironin filmin.
Pranvera e vitit 1980, kur shkruhet kjo letër, ishte kulmi i bashkëpunimit të ekipit italo-francez me shkrimtarin dhe ekipin shqiptar që do të ndihmonte në xhirimet e këtij filmi. Referuar letërkëmbimit mbi këtë çështje, shkrimtarit Ismail Kadare e konsideronte momentin e shkrimit të skenarit si tepër të rëndësishëm dhe se asistenca e tij gjatë ndërhyrjeve në skenar ishte e domosdoshme.
Kjo nënkuptonte shumë udhëtime e vizita të Kadaresë në Paris e të grupit të kineastëve italianë e francezë në Shqipëri. Grupi i kineastëve të huaj kishte vënë si limitin e fundit kohor për të mbyllur skenarin datën 1 qershor 1980. Përgjatë gjithë muajit mars Kadare bënte kërkesë për të udhëtuar në Paris që të kishte mundësi të mbyllte skenarin. Dokumentet dëshmojnë se në këtë periudhë shkrimtarin Ismail Kadare “po e sorollatnin” ndryshe nga herët e tjera.
Shkrimtari i kishte shkruar disa herë zëvendëskryeministrit Manush Myftiu, por edhe Ramiz Alisë e në këtë rast deri edhe vetë Enver Hoxhës. Në disa letërkëmbime, Ramiz Alia, Manush Myftiu e edhe Dritëro Agolli si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, e kritikonin Kadarenë se nuk ndiqte rrugën zyrtare të paraqitjes së kërkesave për udhëtim. Rruga zyrtare ishte një kërkesë në Lidhjen e Shkrimtarëve, e cila pasi merrte miratim nga Komiteti i Partisë së rrethit, ia dërgonte Kryeministrisë, e cila ja kalonte Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, Ministrisë së Brendshme dhe Komitetit Qendror. Nëse në një nga këto hallka përgjigja ishte “jo”, zor se jepej leja për të udhëtuar jashtë vendit.
S’dihet cila nga hallkat kishte shfaqur “dyshimet” e saj. Me shumë gjasa sinjali kishte ardhur nga Ministria e Brendshme dhe ngjarja ku ishte përfshirë motra e shkrimtarit do të ketë ndikuar ndjeshëm për ta vënë nën survejim, sikurse edhe dyshimet për ekipin e kineastëve të huaj, të cilët gjatë udhëtimeve në Shqipëri, për të gjetur sheshxhirimet mbaheshin nën vëzhgim të rreptë, me frikën se do të zbulonin pika strategjike ushtarake.
Shkrimtari, pas disa peripecish me skenarin dhe presionit të kohës, i përsëriste kërkesat e tij për të udhëtuar në Paris. Kërkesat e tij mbuloheshin nga heshtja dhe vonesat, gjatë gjithë marsit të 1980, pa mundur të gjejë zgjidhje as nga Kryeministria, as nga Ministria e Arsimit, madje as nga Komiteti Qendror. Kështu, Kadare i shkruan me 2 prill këtë letër Enver Hoxhës, duke menduar se do të gjente zgjidhje për pengesat që po haste lidhur me filmin Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur. /Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![E vërteta “barbare” e Betejës së Mogadishusë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Mogadishu01-780x439.jpg)
E vërteta “barbare” e Betejës së Mogadishusë
![Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/camet-780x439.jpeg)
Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar
![Nga selfi i vitit 1840 te reklamat e viteve ’60 të shekullit XX: Tetë imazhet që rrëfejnë historinë e Amerikës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/America00-780x439.jpg)
Nga selfi i vitit 1840 te reklamat e viteve ’60 të shekullit XX: Tetë imazhet që rrëfejnë historinë e Amerikës
Dashuria e arkitektit shqiptar, për vajzën e Sulejmanit të Madhërishëm
![Roli historik i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/06/Prizreni-780x439.jpg)
Roli historik i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)
![Propozime për drejtshkrimin e shqipes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/09/Poetry-780x439.jpg)
Propozime për drejtshkrimin e shqipes
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi