‘Zonja serbe’ që del e kërcen gjatë natës, 'horrori' që po i fut frikën përdoruesve në TikTok

TikTok-u mund të jetë shtëpia e trendëve të panumërta të kërcimit, por një e fundit është larg asaj që keni parë deri më tani.
Përdoruesit në këtë rrjet social tani kanë mbetur gojë-hapur me një grua që e quajnë si ‘zonja serbe’ që kërcen në rrugë gjatë natës, transmeton Telegrafi.
Videoja ka pushtuar platformën e mediave sociale.
Por derisa disa shikues duken të vendosur për ta zgjidhur misterin se kush është, të tjerët thjesht po kënaqen me çudinë.
@aatec13 be careful guys #serbia #dancingladyserbia #horror #zvezdara
Videoja është publikuar në muajin shkurt nga një llogari e quajtur @aatc13.
Ata i dhanë një mbishkrim "kujdes djema", duke bashkangjitur edhe hashtagët “#dancingladyserbia” dhe “#horror”. Pamjet si duket u kapën nga dritarja përballë një rruge banimi.
@soymiulerxelninja Visit TikTok to discover videos!
Videoja e tyre është parë më shumë se 77.4 milionë herë dhe ka grumbulluar më shumë se 6.4 milionë pëlqime dhe 150,000 komente. /Telegrafi/














































