LAJMI I FUNDIT:

Zonja Delawie përkrah idenë për Ligjin kundër ngacmimeve seksuale në punë

Zonja Delawie përkrah idenë për Ligjin kundër ngacmimeve seksuale në punë

Konferenca “Miratimi i politikës kundër ngacmimit seksual në vendet e punës në Kosovë”, organizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe USAID, e ka pasur një mysafire të veçantë.

Vonda Kimble Delawie, bashkëshortja e ambasadorit Greg Delawie, në paraqitjen e saj të parë publike, ka mbajtur një fjalim në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Ajo ka pohuar se kjo problematikë e vështirë është sfidë për çdo shtet në botë, përfshirë edhe Amerikën.


“Ne duhet t’i bëjmë ndryshimet e domosdoshme dhe të përkujdesemi për qytetarët”.

“Të jemi proaktivë dhe aq konsistentë saqë asnjë person që e bën këtë sjellje të mos mendojë se mund të shpëtojë as edhe një herë të vetme”, njofton Klan Kosova.

“Kudo në botë ekziston kjo dukuri, por është shumë me rëndësi të ketë ligj për këto raste, me të cilin do të penalizoheshin kryerësit e kësaj vepre”.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, ka deklaruar se këto janë arsyet për të cilat i kanë iniciuar politikat dhe praktikat që duhet të shërbejnë për parandalimin e ngacmimeve seksuale në punë.

Demolli ka kërkuar që në Kodin Penal të Kosovës të përfshihen sanksione rigoroze për rastet e ngacmimit seksual, si dhe të miratohet Ligji Kundër Ngacmimeve Seksuale në Punë.

Edhe Ambasadori Greg Delawie i ka dhënë përkrahje kësaj iniciative, duke postuar një mesazh në llogarinë e tij në Twitter.

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Kalo në kategori