LAJMI I FUNDIT:

Zogiani: Ahmet Shala dhe Besim Beqaj kanë instaluar krimin në Telekom

Zogiani: Ahmet Shala dhe Besim Beqaj kanë instaluar krimin në Telekom

Avni Zogiani nga Vetëvendosje ka thënë se në mënyrë sistematike partitë politike kanë dëmtuar Telekomin ndër vite.

Ai në “Debat Plus”në RTV Dukagjini, mbrëmë ka thënë se PTK ka qenë ndoshta kompania më e suksesshme në Ballkan.

“Deri në vitin 2008 PTK ka qenë ndoshta kompania më e suksesshme në Ballkan”.


Zyrtari i Vetëvendosjes ka thënë në PTK kanë ndodhur punësime me lista partiake, pas pasur asnjë eksperiencë të mëparshme.

“Në PTK ka pasur punësime të mëdha nga partitë politike, dhe ky trend po vazhdon edhe sot. Ka punësime me lista partiake, që futen në nivelin e ekspertëve, e këta të punësuarit ndoshta sapo kanë mbaruar shkollën e mesme. Si mundë të jenë këta ekspertë”?

Zogiani ka thënë se sot teknologjia është burim për zhvillim ekonomik, ndërsa në Kosovë falimentohet Telekomi.

“Të falimentosh një kompani si PTK sot, kur teknologjia është burim i zhvillimit ekonomik, është si ta mbyllësh një market që sjellë të ardhura”, deklaroi ai, përcjell Telegrafi.

Zogiani ka thënë se edhe Vetëvendosje kur të merr pushtetin do të bëj borde politike, sepse kanë me dhënë përgjegjësi politike.

“Edhe Vetëvendosja kur të vjen në pushtet ndoshta do të bëj borde politike, por Ismet Hamiti është një ekspert i telekomunikacionit”.

Zyrtari i Vetëvendosje i ka dhënë merita Agron Mustafës për ngjalljen e marketingut në PTK.

“Në periudhën e Agron Mustafës, është zgjuar marketingu por nuk është shfrytëzuar më tej”.

Ish- përfaqësuesi i shoqërisë civile ka akuzuar dy persona për “instalimin e krimit në Telekom”.

“Ahmet Shala dhe Besim Beqaj kanë instaluar krimin në Telekom”, ka thënë Avni Zogiani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori