LAJMI I FUNDIT:

Zjarri po shkatërron gjithçka para vetes, guvernatori i Kalifornisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Zjarri po shkatërron gjithçka para vetes, guvernatori i Kalifornisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsome, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone për shkak të vatrave të zjarrit që po shkatërrojnë gjithçka para vetes.

Fjala është për Fresno, Madera, Meripoza, San Bernardino dhe San Diego, thuhet në kumtesën e kabinetit të guvernatorit, transmeton Telegrafi.


Aktualisht mbi 18 mijë hektarë pyll janë përfshirë nga zjarri, me c ‘rast është urdhëruar evakuimi i banorëve dhe mbyllja e rrugëve që qojnë në këto rajone, në veçanti në Fresno.

Deri më tani kanë humbur jetën tetë persona dhe janë shkatërruar mbi 3.3 objekte të ndryshme afariste, e gjatë natës së kaluar me helikopterë janë evakuuar mbi 200 persona. /Telegrafi/