LAJMI I FUNDIT:

Zjarri përfshinë fshatrat Siqevë e Radashefc të Prishtinës, banorët në rrezik (Video)

Zjarri përfshinë fshatrat Siqevë e Radashefc të Prishtinës, banorët në rrezik (Video)

Prej disa ditësh fshatrat Siqevë e Radashefc të Komunës së Prishtinës, janë duke u përballur me zjarret. Madje, banorët kanë filluar edhe të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi që zjarrfikësit, nuk po kanë kapacitete ta fikin zjarrin.

Që nga e premtja e javës së kaluar, zjarri i cili ka përfshirë fshatin Siqevë e Radashefc të Prishtinës, nuk po ndalet, ndërsa tashmë ka arritur fare pranë shtëpive të banorëve.


Ejup Berisha mbrëmë nuk kishte vënë gjumë në sy duke e ruajtur shtëpinë nga zjarri, ndërkaq dyshon se dikush i ka vënë flakën qëllimshëm malit.

“Gjithë natën nuk kemi fjet sepse jemi të rrezikuar nga zjarri. Dikush këtë e ka bërë më qëllim. Tash nuk e di a fëmijët apo të rriturit e kanë ndezë zjarrin”, thotë banori i Siqevës Ejup Berisha për RTV Dukagjinin.

I rrezikuar nga zjarri është edhe Nebi Berisha, pasi që zjarri po kalon edhe skaj shtyllave elektrike.

“Para tri ditëve zjarri ka filluar në Siqevë prej shkollës dhe ka ardhur deri këtu. Zjarri po përhapët në dy drejtime. Ne jemi të rrezikuar shumë nga zjarri, sidomos kemi frikë që po kallen edhe shtyllat e energjisë elektrike”, thotë Nebi Berisha.

Në ndërkohë që po prisnin, arrijnë zjarrfikësit, mirëpo rruga e tyre vazhdoi në fshatin tutje, atë të Rashefcit, meqë zjarri ka kaluar edhe në atë pjesë.

E puna në gurëthyesin e këtij fshati, paraditen e së martës nuk u zhvillua për shkak të tymit.

“Ka pasur shumë tym në mëngjesin e ditës së sotme (martë) dhe jemi detyruar të presim. Nëse vazhdon edhe më tej tymi duhet ndaluar punën në gurthyes”, thotë Tullari.

E nga qendra e zjarrfikësve thonë së zjarrin nuk po arrijnë t’a fikin për shkak të numrit të vogël të punëtorëve si dhe të mungesës së pajisjeve adekuate për të intervenuar nëpër male.

Megjithatë shtuan se po qëndrojnë më shumë afër shtëpive, për t’i mbajtur jashtë rrezikut banorët.

Zjarri po vazhdon, e disa prej banorëve kanë filluar të largohen nga shtëpitë së paku për këto ditë./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori