LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në Karadak ka vazhduar edhe mbrëmë (Foto)

Zjarri në Karadak ka vazhduar edhe mbrëmë (Foto)

Për dy ditë malet e Karadakut janë duke u djegur dhe askush nuk ka reaguar ndaj kësaj gjendje, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Brigada e zjarrfikësve ka vazhduar të ”luftojë” me zjarrin por ata janë ankuar për mungesë stafi dhe mungesë të mjeteve për fikjen e zjarrit.

Edhe mbrëmë por edhe sot ka vazhduar djegia e drunjëve dhe pishave.

Nga Drejtoria për shpëtim kanë kërkuar ndihmë nga të gjithë institucionet tjera. /Telegrafi/