LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në Bronx të New York-ut, ende nuk dihet nëse ka shqiptar në mesin e viktimave

Zjarri në Bronx të New York-ut, ende nuk dihet nëse ka shqiptar në mesin e viktimave

Një zjarr i madh shpërtheu të dielën në një ndërtesë banimi në Bronx në New York, ku la të vdekur 19 persona, në mesin e tyre nëntë fëmijë.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, ka thënë se ende nuk dihet nëse në mesin e viktimave ka shqiptarë, pasi që ende nuk është konfirmuar identiteti i tyre.


Zjarri i madh në një ndërtesë apartamentesh në New York, raportohet për 19 të vdekur
Lexo po ashtu Zjarri i madh në një ndërtesë apartamentesh në New York, raportohet për 19 të vdekur

“Të prekur thellë nga tragjedia e sotme në Bronks të Nju-Jorkut. Zjarri, i cili kaploi një ndërtesë banimi, la të vdekur 19 persona, 9 prej tyre fëmijë. Identiteti i viktimave akoma nuk është konfirmuar.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork është në kontakt me autoritetet lokale dhe, deri më tani, nuk kemi informatë nëse ndonjë shtetas ynë ka pësuar në këtë tragjedi”, thuhet në njoftimin e Konsullatës. /Telegrafi/