LAJMI I FUNDIT:

Zjarri djeg një shtëpi në Suharekë, Muharremaj thotë se s’mund të bënin asgjë

Zjarri djeg një shtëpi në Suharekë, Muharremaj thotë se s’mund të bënin asgjë

Situata me zjarre në Kosovë vazhdon të jetë problematike në disa rajone të Kosovës.

Komuna e Suharekës vazhdon të jetë ndër më të goditurat nga zjarret prej tri ditëve.


Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj thotë se në fshatin Krushicë kanë dalë mbi 100 vullnetarë për të shpëtuar shtëpitë nga zjarret.

“Malin në këtë pjesë nuk mund të shpëtojmë. Por përpiqemi t’i shpëtojmë shtëpitë”, deklaroi Muharremaj për RTV Dukagjinin.

Muharremaj thotë se aktualisht në Suharekë janë tetë vatra të zjarreve.

“Kemi tetë vatra të zjarreve. Diku më shumë e diku më pak. Mirëpo për fat të keq kemi edhe ndezjen shtëpisë së parë në fshatin Vraniq. Situata ishte e pamenaxhueshme me qytetarët dhe zjarrfikësit pasi kemi shumë pak zjarrfikës”, tha Muharremaj, transmeton Telegrafi.

Muharremaj thotë se edhe në fshatin Studeniqan zjarri është afruar shumë te shtëpitë por bashkë me qytetarët situata është menaxhuar disi.

I pari i Suharekës thotë se në këtë komunë i kanë vetëm 12 zjarrfikës.

Muharremaj thotë se sonte presin ndërhyrjen e helikopterëve të KFOR-it pasi sipas tij është vështirë të ndërhyhet me mjete tjera rrethanore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori