LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësve do t’iu paguhen orët shtesë jashtë orarit zyrtar të punës në vitin 2019

Zjarrfikësve do t’iu paguhen orët shtesë jashtë orarit zyrtar të punës në vitin 2019

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa më datë 8 nëntor ka pritur në takim Muharrem Beka nga Sindikata e Zjarrfikësve, me ç’rast për së afërmi është njoftuar për kërkesat e tyre, shqetësimet dhe në tërësi për gjendjen e Zjarrfikësve në nivel vendi.

Pas këtij takimi ministri Mustafa, përveç që ka dhënë kontributin e tij në bashkëpunim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, RamushHaradinaj për votimin e koncept dokumentit për financat e Pushtetit Lokal në mbledhjen e Qeverisë, të datës 13 nëntor, gjithashtu ministri Mustafa ka ndërmarrë hapa konkret dhe për dy kërkesat tjera të sindikatës së zjarrfikësve, njëra për rritjen e pagës së rrezikshmërisë në punë dhe tjetra për pagesën e orëve shtesë dhe orët e gjatë punës në ndërrimin e natës.


Me këtë rast ministri Mustafa pas konsultimeve intensive me zyrtarët përkatës, shprehë gatishmërinë e plotë që në buxhetin e propozuar për vitin 2019-të, kategorisë së zjarrfikësve, t’iu paguhen orët shtesë jashtë orarit zyrtar të punës dhe të shikohet çdo mundësi ligjore që të rritet pagesa për rrezikshmërinë./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori