Vaksinimi masiv ka filluar edhe për zjarrfikësit, mirëpo një pjesë e tyre po hezitojnë të marrin vaksinën kundër virusit Covid-19.
Zëvendës komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi ka thënë se 20 pjesëtarë kanë qenë pozitiv të prekur me Covid-19, ndërsa si pasojë e këtij virusi vetëm një zjarrfikës ka vdekur.
“Para vaksinimit kanë qenë 20 pjesëtarë të shërbimit tonë kanë qenë pozitiv të prekur me Covid-19 dhe disa e kanë pasur gjendjen pak më të rënduar. Dhe paoshtu kemi pasur edhe një rast të vdekjes prej covidit. Ndërsa aktualisht nuk kemi asnjë zjarrfikës i cili është i prekur me covid19. Vaksinimi ka filluar. Ka ndonjë prej tyre por që është shumë i rrallë që ka pak hezitim vaksinimit, më shumë e ka problem marrjen e vaksinës sesa llojin për çka është tu e marrë. Dhe kanë hezitim edhe për marrjen e vaksinës por nuk është numër i madh”, tha Gashi.
Sipas tij, aktualisht buxheti nuk është shumë i qartë, sepse nuk kanë asnjë informatë që komuna ka ndarë buxhetin për vitin 2021.
“Aktualisht statusi jonë nuk është shumë i qartë. Problem te buxheti është pak më jo i qartë. Ne kemi punëtorë të ministrisë së Brendshme me ligj në bashkëpunim me komunën. Pagat i marrim nga komuna. Nuk kemi asnjë informatë që komuna ka ndarë buxhet por është e rëndësishme që kur kemi kërkesa i drejtohemi komunës dhe ajo na mbështet. Së fundmi janë marrë rroba për ujëra, janë blerë shtretër për pushim, na kanë furnizuar edhe me barrela për shpëtim”, tha ai për EO.
Njëri nga zjarrfikësit, Shaban Krmemi tha se vështirësitë në këtë punë janë shumë të mëdha duke shtuar se ka mungesë të punëtorëve dhe pajisjeve për shuarjen e zjarreve fushore.
Mes tjerash, Gashi theksoi se nuk iu paguhen as orët shtesë, as ndërrimet e natës dhe as vikendi.
“Vështirësitë në këtë punë janë shumë të mëdha. Mungesa më e madhe për momentin janë punëtorët që është numër shumë i vogël. Gjatë ditës i kemi vetëm 5 zjarrfikës që i mbulojmë dy komuna tjera përveç, Prishtinës, Obiliqit, Fushë-Kosovës. Dhe po ashtu kemi mungesë të disa pajisjeve për shuarjen e zjarreve fushore. Jemi në thirrje vazhdimisht ekipet i kemi në teren dhe punë ka shumë. Me kapacitet që i kemi ne mundohemi të mbulojmë të gjitha fushat. Nuk na paguhen as orët shtesë, as ndërrimet e natës, as vikendi”, tha Krmemi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë