Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka njoftuar se po vijon ndërhyrja për shuarjen e zjarrit në Bashkinë Delvinë.

Siç njofton Ministria e Mbrojtje, në terren ndodhen edhe helikopterët, transmeton Telegrafi.


"Vijon ndërhyrja për shuarjen e flakëve në zonën e fshatit Vergo, një nga tre fshatrat e përfshirë nga zjarri në Bashkinë Delvinë. Në terren ndodhen 4 mjete zjarrfikëse, 60 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë Cougar që po punojnë për izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e banesave", thuhet në njoftim.

Gjithashtu, banorëve të fshatrave Vergo, Palavli dhe Kopaçëz u bëhet thirrje të ndjekin udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me autoritetet lokale dhe forcat e sigurisë. /Telegrafi/