Zjarret në Shqipëri, dërgohet në urgjencë nënkryetari i Bashkisë së Delvinës

Nënkryetari i Bashkisë Delvinë, Filip Xuxi, është dërguar në urgjencë në gjendje të rënduar nga tymi.
Nga pamjet e siguruara nga A2cnn, Xuxi shihet nën shërbimin e mjekëve.
Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive.
Sipas një njoftimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile ndodhen në terren dhe situata po shkon drejt stabilizimit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































