LAJMI I FUNDIT:

Zjarret masive në Kaliforni, disa banorë shpëtohen me helikopterë mes flakëve të vërshuara në një zonë

Zjarret masive në Kaliforni, disa banorë shpëtohen me helikopterë mes flakëve të vërshuara në një zonë

Ekipet e shpëtimit në Kaliforni shpëtuan disa persona të bllokuar mes zjarreve në qytetin e Fresnos, derisa zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me flakët në të gjithë shtetin.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, helikopterët zbarkuan herët të martën dhe i dërguan të ngujuarit në një vend të sigurt.


Zjarret në Kaliforni kanë djegur me qindra mijëra hektarë javëve të fundit. Në total, flakët janë më të mëdha se sa shteti amerikan Delware.

Përveç kësaj, vendi kohëve të fundit u përball edhe me temperatura mjaft të larta. Vetëm në Los Angeles County temperaturat shkuan në 49 gradë Celsius. /Telegrafi/