LAJMI I FUNDIT:

Zjarre të shumta në Kosovë – komuna të ndryshme përballen me vatra aktive

Zjarre të shumta në Kosovë – komuna të ndryshme përballen me vatra aktive

Javëve të fundit ka pasur raportime për dhjetra vatra të zjarreve në disa komuna të Kosovës.

Fillimisht ishin raportuar zjarre në viset malore të Shtimes dhe në bjeshkët e Deçanit, ku u shkaktuan dëme të mëdha.

Gjashtë ditë më parë zjarri që shpërtheu në zonën malore të fshatrave Carralevë, Karaçicë dhe Dugë në komunën e Shtimes, shkaktoi dëme mjaftë të mëdha në sipërfaqen e pyjeve.


Kurse nga zjarri që shpërtheu në bjeshkët e Deçanit u dogjën mbi 40 hektarë.

Të gjitha lajmet nga KF Gjilani
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga KF Gjilani

E me një situatë të tillë së fundmi është duke u përballur edhe komuna e Kamenciës, Nga komuna kanë bërë të ditur se vatra aktive zjarri po zhvillohen në territorin e Komunës së Artanës, konkretisht në zonën Gugulloc-Bushincë.

“Po punohet vazhdimisht në shuarjen e zjarreve nga ekipet e zjarrfikësve, edhe pse terreni është i papërshtatshëm. Disa vatra nuk mund të arrihen, ndaj ka nevojë për shtim të kapaciteteve dhe ndihmë me ekipe të tjera”, thuhej në njoftimin e komunës.

E përveç Kamenicës, policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se raportime për zjarrvënie ka pasur edhe në disa komuna tjera.

Një rast është raportuar në Shtërpcë, në vendin e quajtur Taraija. Dëmet nga zjarri janë shkaktuar në barishte të thata si dhe një pemishte.

Zjarret e forta përfshijnë malet në lindje të Kosovës, kërkohet ndihmë
Lexo po ashtu Zjarret e forta përfshijnë malet në lindje të Kosovës, kërkohet ndihmë

“Në vendin e ngjarjes njësia e zjarrfikësve e ka lokalizuar zjarrin, ndërsa deri me tani nuk kemi ndonjë ankues pasi që prona e përfshirë në zjarr është pronë private”, ka njoftuar policia.

Zjarre ka pasur edhe në dy fshatra të Lipjanit në Vershevc dhe Terbovc. Policia ka njoftuar se në Vershevc nga zjarri është djegur një pjesë e pyllit. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

“Vlera e dëmit nuk dihet, nuk ka të dyshuar, rasti nën hetime”, kanë thënë nga policia.

Kurse në Terbovc, është raportuar se nga zjarri është përfshirë –djegur një pjesë e fushave.

Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin përveç në disa vende ku është e pamundur intervenimi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe kanë nisur hetimet.

​Rreth 300 raste të zjarreve në tri ditët e fundit
Lexo po ashtu ​Rreth 300 raste të zjarreve në tri ditët e fundit

Kujtojmë se drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Genc Metaj javën e kaluar deklaroi se gjendja aktuale “paraqet rrezik serioz dhe është jashtë normales”.

Ai bëri të ditur se deri më tani janë shkaktuar rreth 300 raste të zjarreve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamje të reja nga tragjedia në Koçan

Dalin pamje të reja nga tragjedia në Koçan

Kronikë e Zezë
Ishte e pranishme në diskotekën në Koçan, Taseva: Rash për toke, njerëzit më shkelnin duke ikur

Ishte e pranishme në diskotekën në Koçan, Taseva: Rash për toke, njerëzit më shkelnin duke ikur

Lajme
Toshkovski: Së paku 51 persona të vdekur në tragjedinë në Koçan

Toshkovski: Së paku 51 persona të vdekur në tragjedinë në Koçan

Kronikë e Zezë
Pamje se si nisi zjarri i kobshëm për dhjetëra viktima në Koçani

Pamje se si nisi zjarri i kobshëm për dhjetëra viktima në Koçani

Kronikë e Zezë
Tragjedia në Koçan, Serafimova: Disa persona të vdekur nuk kanë pasur letërnjoftime me vete, presim familjarët t’i identifikojnë trupat

Tragjedia në Koçan, Serafimova: Disa persona të vdekur nuk kanë pasur letërnjoftime me vete, presim familjarët t’i identifikojnë trupat

Lajme
Koçani një vend i vogël në Maqedoni, që sot u shndërrua në kryeqendrën e dhimbjes

Koçani një vend i vogël në Maqedoni, që sot u shndërrua në kryeqendrën e dhimbjes

Komunat
Kalo në kategori