LAJMI I FUNDIT:

Zjarre në Pejë, Rahovec dhe Zveçan – dëme të shumta në prona

Zjarre në Pejë, Rahovec dhe Zveçan – dëme të shumta në prona
Foto: Ilustrim/Arkiv

Disa zjarre u raportuan në vende të ndryshme të Kosovës brenda 24 orëve të fundit.

Policia njofton se në Brestovik të Pejës, një shtëpi u kaplua nga flakët, të cilat filluan të përhapen edhe në një shtëpi tjetër.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të njësive policore, zjarrfikësve dhe banorëve, zjarri u shua plotësisht. Nuk pati të lënduar, ndërsa hetimet po vazhdojnë.


Ndërkohë, në Zoqishtë të Rahovecit, një zjarr që shpërtheu për shkaqe ende të panjohura dogji rreth 10 hektarë pronë private dhe publike, përfshirë pyje, vreshta dhe trupa arrash.

Zjarrfikësit arritën ta shuajnë zjarrin pas disa orësh. Edhe në këtë rast është njoftuar prokurori dhe po kryhen hetime.

Po ashtu, në Lipovicë të Zveçanit, një zjarr tjetër shkatërroi një objekt ndihmës të shtëpisë, 350 trupa kumbullash dhe rreth 20 ari mal. Edhe ky zjarr mbetet nën hetim nga autoritetet lokale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministrja e Jashtme e Finlandës arrin në Kosovë, pritet në Aeroportin “Adem Jashari” nga Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Finlandës arrin në Kosovë, pritet në Aeroportin “Adem Jashari” nga Donika Gërvalla

Lajme
Pas MPJD, edhe QKMK thirrje mërgimtarëve: Shmangni pikëkalimet kufitare me Serbinë

Pas MPJD, edhe QKMK thirrje mërgimtarëve: Shmangni pikëkalimet kufitare me Serbinë

Lajme
“Ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë 400 euro”, deklarata e Haradinajt dhe reagimi i zëvendësministrit Dobra dhe zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes

“Ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë 400 euro”, deklarata e Haradinajt dhe reagimi i zëvendësministrit Dobra dhe zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Vrau babanë dhe e hodhi në pus, arrestohet miku i 30-vjeçarit në Durrës

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, arrestohet miku i 30-vjeçarit në Durrës

Lajme
Tentim vrasje në Pejë - i riu që thuhet se u plagos, u largua nga Kosova menjëherë pas incidentit

Tentim vrasje në Pejë - i riu që thuhet se u plagos, u largua nga Kosova menjëherë pas incidentit

Kronika e Zezë
Paralajmërohen bllokada, MPJD apelon te qytetarët të shmangin vendkalimet kufitare me Serbinë

Paralajmërohen bllokada, MPJD apelon te qytetarët të shmangin vendkalimet kufitare me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori