LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 8° cloudy

Zjarre në Brusnik dhe Ceceli të Vushtrrisë, ekipet në terren po punojnë drejt shuarjes së tyre

Zjarre në Brusnik dhe Ceceli të Vushtrrisë, ekipet në terren po punojnë drejt shuarjes së tyre

Gjatë mbrëmjes së sotme, janë ndezur zjarre në fshatrat Brusnik dhe Ceceli të Vushtrrisë.

Ekipet e zjarrfikësve dhe të Policisë tashmë janë dalur në terren dhe po punojnë drejt shuarjes së këtyre zjarreve, shkruan Telegrafi.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se kanë dalur në terren dhe po e monitorojnë nga afër situatën e zjarreve.


Idrizi u ka bërë thirrje qytetarëve të evitojnë çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.

“Në këtë kohë të ndjeshme, ju bëjmë thirrje të tregoni kujdes maksimal dhe të evitoni çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si ndezja e zjarreve në natyrë apo djegia e mbeturinave. Çdo rast urgjent mund ta raportoni menjëherë tek autoritetet për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarreve”, ka thënë ai.

Kryetari i kësaj komune është shprehur se së bashku mund të mbrojnë komunitetin dhe mjedisin, derisa ka falënderuar zjarrëfikësit dhe Policinë për punën dhe përkushtimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

Lajme
Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Drejtësi
Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Lajme
Trupat ukrainase përshkruajnë skenat

Trupat ukrainase përshkruajnë skenat "si në një film horror" nga Kursku i Rusisë

Botë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori