ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Mbyetit në Fier, pranë ish- repartit ushtarak.

Flakët janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës, raporton A2cnn.


Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë nga flakët pranë ish - repartit dëgjohen dhe shpërthime fishekësh.