Një shtyllë elektrike në rrugën kryesore të Pejës është përfshirë nga zjarri sot në mëngjes, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët dhe rrezik për objektet përreth.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e zjarrfikësve të cilët po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata është nën kontroll.


Ekipet e emergjencës dhe Policia janë në terren për të siguruar zonën dhe për të hetuar shkaqet e incidentit.

Qytetarët janë ftuar të shmangin kalimin afër vendit derisa të përfundojnë intervenimet./Telegrafi/