Zjarr në një shtëpi në Vitomiricë, digjet kati i dytë plotësisht

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Vitomiricë të Pejës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka njoftuar se fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur persona të lënduar.
“Rreth orës 10:30 policia ka pranuar informatën për zjarr dhe ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin e zjarrfikësve. Zjarri është arritur të shuhet, mirëpo kati i dytë i shtëpisë është djegur krejtësisht. Të lënduar nuk ka përveç dëmeve materiale”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe eksperti i zjarreve si dhe është njoftuar prokurori i shtetit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































