E plotësuar: Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në rrugën Enver Zymberi në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana tha për Telegrafin se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin.


"Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar", tha ai.

Pllana shtoi se aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. /Telegrafi/

-------

Mesditën e së hënës, një objekt është përfshirë nga zjarri në zonën pranë stadiumit në Prishtinë.

Menjëherë pas pranimit të njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, të cilat janë duke punuar për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të panjohura.

Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe Shërbimin e Zjarrfikësve për të marrë më shumë detaje lidhur me rastin dhe është në pritje të informacioneve zyrtare. /Telegrafi/