Zjarr në burgun e Rrogozhinës, 14 të burgosur dërgohen në spital

Policia tha se një 14 të burgosur janë asfiksuar nga tymi dhe për pasojë janë nisur me urgjencë drejt spitalit. Mësohet se zjarrfikëset dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Burime nga policia bëjnë të ditur se si pasojë e tymit 17 të burgosur kanë shfaqur probleme në frymëmarrje, ndërsa një prej tyre është nisur drejt spitalit në gjendje të rëndë asfiksie.
Policia tha se shpërthimi i një bombole gazi është bërë shkak për përfshirjen nga flakët të ambienteve të brendshme të burgut të Rrogozhinës.
Zjarri fillimisht ka përfshirë dhomën ku të burgosurit zhvillojnë takimet me familjarët. /SHO/Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































