LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë (Video)

Zjarr në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë (Video)

Një zjarr ka rënë në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.

Siç shkruajnë mediat shqiptare, flakët kanë përfshirë katin e nëndheshëm të Bibliotekës.


Bëhet e ditur se policë dhe tre zjarrfikës ndodhen në vendin e ngjarjes.

Ora News informon se ende nuk është gjetur vatra e zjarrit dhe për momentin po punohet për të gjetur vatrën dhe më pas të bëhet ndërhyrja.

Ndërhyrja do të jetë e kujdesshme për të mos dëmtuar pasurinë me libra që ka biblioteka.

Të gjithë punonjësit janë evakuuar dhe brenda bibliotekës ndodhen specialistë të zjarrfikëses.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.