Një zjarr ka rënë pranë konvikteve të Qytet Studentit në Tiranë.

Një zonë me bimësi të dendur ka marrë flakë ndërsa zjarri ka pushtuar edhe kulmin e një banesë aty pranë.


Ndërkohë që është në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit që po përpiqen të vendosin nën kontroll flakët ndërsa po evakuohen edhe banorët e zonës.

Nga raportimet mësohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme duke rrezikuar edhe godinat e studentëve.

Kushtet atmosferike me erë bëjnë edhe më të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve, ndërkohë që flakët po përhapen me shpejtësi.