LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 22° clearsky_night

Zjarr i madh në lagjen “Kodra e Trimave” të Prishtinës, digjet deponia e mbeturinave ilegale

Zjarr i madh në lagjen “Kodra e Trimave” të Prishtinës, digjet deponia e mbeturinave ilegale

Një zjarr i madh ka shpërthyer në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ku është kapluar një deponi ilegale mbeturinash.

Komandanti i Zjarrfikësve të kryeqytetit, Malë Gashi, ka deklaruar se ekipet e zjarrfikësve janë dërguar në vendngjarje për të intervenuar.

Ai ka theksuar se zjarri ka disa ditë që vazhdon dhe se për shkak të natyrës së mbeturinave, shuarja me ujë është e pamjaftueshme.


Për të ndihmuar në pastrimin e mbeturinave dhe kontrollimin e zjarrit, është angazhuar një kompani private me bagera.

Gashi ka njoftuar se deri tani nuk ka pasur dëme në shtëpi, por ka pasur ndotje të madhe të ambientit dhe ndeshje të barishteve.

Rreth shkaktarit të zjarrit ende nuk ka informacione të qarta.

Në kushtet e vapës së madhe dhe temperaturave mbi 35 gradë Celsius që po përjeton Kosova, janë krijuar shumë vatra zjarresh, dhe ekipet e zjarrfikësve po hasin vështirësi në disa zona. Për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, është kërkuar ndihma e KFOR-it./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron

Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron "mesazh të fuqishëm" kundër Putinit

Evropa
Gjakovë, punëtori bie pa ndjenja pas pune dhe vdes

Gjakovë, punëtori bie pa ndjenja pas pune dhe vdes

Rajoni i Gjakovës
Xabi Alonso kërkon një transferim prej 100 milionë eurosh pas humbjes ndaj PSG-së

Xabi Alonso kërkon një transferim prej 100 milionë eurosh pas humbjes ndaj PSG-së

Premier League
Kosova dhe SHBA thellojnë partneritetin, Osmani: Bashkëpunimi në përputhje me vizionin e Trumpit

Kosova dhe SHBA thellojnë partneritetin, Osmani: Bashkëpunimi në përputhje me vizionin e Trumpit

Politikë
Rodrygo ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Real Madridi

Rodrygo ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-objektivi i Man Utd dhe Chelseat që pritej të thyente rekordin britanik të transferimeve, tani vlen vetëm 25 milionë euro

Ish-objektivi i Man Utd dhe Chelseat që pritej të thyente rekordin britanik të transferimeve, tani vlen vetëm 25 milionë euro

Premier League
Kalo në kategori