LAJMI I FUNDIT:

Zinxhiri i supermarketeve Aldi do t’ua jep një pagesë “ekstra”, punëtorëve amerikanë që marrin vaksinën kundër COVID-19

Zinxhiri i supermarketeve Aldi do t’ua jep një pagesë “ekstra”, punëtorëve amerikanë që marrin vaksinën kundër COVID-19

Zinxhiri i supermarketeve gjermane Aldi u bë të martën firma e fundit në sektorin e ushqimeve që është duke ofruar pagesë për punonjësit amerikanë që marrin një vaksinë kundër COVID-19.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, shitësi me pakicë, i cili ka më shumë se 2,000 dyqane në 37 shtete të SHBA-së, tha se do të mbulonte kostot që lidhen me administrimin e vaksinave dhe do të “improvizonte magazinat e saj në vende për vaksinim”.


Gjithashtu, siç është bërë e ditur, kjo kompani do tua paguajë atyre, edhe një pagesë, e barabartë me katër orë punë.

Dollar General Corp javën e kaluar u ofroi punonjësve të vijës së frontit një stimul të ngjashëm pasi ata të merrnin vaksinën, ndërsa kompania e shpërndarjes së ushqimeve Instacart tha se do të paguante 25 dollarë për më shumë se gjysmë milioni punëtorë nëse ata vendosnin të merrnin pushim për t’u vaksinuar.

Aldi tha se po punonte me zyrtarë anembanë Shteteve të Bashkuara për tu dhënë përparësi punëtorëve në vaksinim, duke u bashkuar me kompani të tjera duke përfshirë Amazon.com Inc dhe Uber Technologies Inc. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Drejtori i ANP-së: Zgjatja e pistës zgjidh problemin e fluturimeve

Drejtori i ANP-së: Zgjatja e pistës zgjidh problemin e fluturimeve

Ekonomi
MEKA - zgjidhja e shpejtë dhe e shijshme për pauzat e punës

MEKA - zgjidhja e shpejtë dhe e shijshme për pauzat e punës

MEKA HALAL FOOD
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori