Zidane nuk e fsheh më: E kam synim ta drejtoj Francën

Trajneri Zinedine Zidane e ka pranuar publikisht se ëndërron ta drejtojë kombëtaren e Francës.
Zidane ende nuk është në stolin e ndonjë skuadre që kur dha dorëheqje nga Real Madridi nga viti 2021, ndërsa gjatë kësaj periudhe refuzoi Juventusin e Man Unitedin.
Në një intervistë për Gianluca di Marzion, Zidane e la të hapur mundësinë që të marrë drejtimin e “Zonjës së Vjetër”, megjithatë aktualisht fokusi i tij mbetet Franca.
“Padyshim do të rikthehem si trajner. Juventus? Nuk e di pse nuk ndodhi. Ende i kam në zemër sepse më kanë dhënë shumë, nuk e di, por një ndër qëllimet e mia është ta drejtojë kombëtaren e Francës. Të shohim”, deklaroi ai.
👀🇫🇷 Zidane ne se cache plus au sujet de l'équipe de France. https://t.co/aGE7WMjiE2 pic.twitter.com/bytCV5pFBC
— RMC Sport (@RMCsport) October 12, 2025
Zidane përndryshe shihet si favoriti edhe te Federata Franceze, të cilët po kërkojnë zëvendësuesin e Didier Deschamps që ka informuar të gjithë se do të largohet pas Kupës së Botës 2026.
Gjatë dy periudhave te Real Madridi (2016-2018, pastaj 2019-2021), Zidane i fitoi 11 trofe, përfshirë tre herë radhazi Ligën e Kampionëve, dy tituj të La Liga-s, dy Superkupa të Spanjës, dy Superkupa Evropiane si dhe dy herë Kupën e Botës për klube./Telegrafi/


















































