Zinedine Zidane ka folur pas fitimin të Ligës së Kampionëve me Real Madridin.

Real Madridi ka triumfuar në finalen e madhe të Cardiffit, duke e mposhtur ish-skuadrën e tij, Juventusin, me rezultat 4-1.


Pas kësaj fitore, francezi ka deklaruar se trofeu i Ligës së Kampionëve është një gëzim i madh për të gjithë klubin.

Zidane gjithashtu theksoi se për të arritur deri këtu nuk ka qenë e lehtë, teksa nuk ka besuar se do të ketë kaq shumë sukses si trajner.

“Është një gëzim i jashtëzakonshëm për të gjithë, sidomos për lojtarët dhe këtë klub të madh”, ka thënë fillimisht Zidane pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

“Nuk është e lehtë për të fituar kampionatin dhe Ligën e Kampionëve, dhe këtë e kemi bërë me punë të madhe dhe entuziazëm. Ka qenë një vit spektakolar”.

“Kurrë nuk kam besuar se si trajner do t’i fitojë gjitha këto, jam shumë i lumtur”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/

telegrafi sport app