Florentino Perez është i gatshëm për të konfirmuar Zinedine Zidane si trajner për sezonin e ardhshëm.

Në kundërshtim me disa burime të mediave, Sport shkruan se trajneri francez ka mbështetjen e plotë të presidentit të Real Madridit dhe janë të gatshëm që të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre.


Për vitin e ardhshëm, Zidane ka kërkuar rikthimin e Alvaro Moratas dhe po këmbëngul në transferimin e mesfushorit, Paul Pogba, transmeton Telegrafi.

Një tjetër kërkesë e Zizus është edhe qëndrimi i Keylor Navasit dhe heqja dorë nga transferimi i portierit të Manchester Unitedit, David de gea.

Francezi gjithashtu po këmbëngul në mbajtjen e BBC - Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/

telegrafi sport app