LAJMI I FUNDIT:

Ziberi: Nëse s’ka cenzus më mirë është që të ndryshohen Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor

Ziberi: Nëse s’ka cenzus më mirë është që të ndryshohen Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor

Kryeministri i vendit Zoran Zaev thotë se ka zgjidhje edhe nëse nuk arrihet cenzusi i daljes së votuesve në zgjedhjet presidenciale. Ai mbrëmë në Click Plus tha se përveç përsëritjes së zgjedhjeve mund të hiqet cenzusi ose presidenti të zgjidhet në kuvend. Ai për këto çështje tashmë është konsultuar me Ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Analisti Naser Ziberi, për telvizionin “Tv21” rikujton se në 2009-tën Maqedonia e ka ulur pragun zgjedhor nga 50 në 40 përqind. Nëse pragu ulet sërish sipas tij do ta deligjitimonte kandidatin që do të zgjidhej president. Nga ana tjetër, zgjedhja e Presidentit në Kuvend, sipas Ziberit do të ishte edhe më e dëmshëm sepse posti i kryetarit të shtetit do të shndërrohej në monedhë për pazarllëqe mes partive.


“Zgjidhja më e mirë do të ishte që Maqedonia të ndryshojë Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor. Të mundësojë votimin elektronik dhe pastrimin e listës së votuesve, dhe të futë institucionin e nënkryetarit të shtetit, i cili do të ishte nga komunitetet joshumicë, që nënkupton se do të ishte nga radhët e shqiptarëve dhe më këtë do ta stimulonte dhe motivonte votuesin shqiptar për dalje më masovike; sepse shqiptarët abstinencën në zgjedhje në mënyrë permanente e kanë shumë më të lartë se sa votuesi maqedonas”, tha analisti, Naser Ziber.

Ndryshe Kushtetuta parasheh që Presidenti i shtetit të zgjedhjet në rrethin e parë të votimit.

Njëri prej tre kandidatëve duhet ta sigurojë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e mbylli Listën Zgjedhore me 1.808.131 votues, që do të thotë se për ta zgjedhur Presidentin në rrethin e parë të votimit, një kandidat duhet të fitojë më shumë se 904.066 vota.

Nga KSHZ thonë se në qoftë se kjo nuk ndodh, atëherë do të organizohet rrethi i dytë në të cilin do të marrin pjesë dy kandidatët të cilët në rrethin e parë kanë pasur më shumë vota. Në rrethin e dytë do të zgjedhjet kandidati i cili ka siguruar shumicën e votave të votuesve që kanë dalë në votim, por me kusht të votojnë 40% e votuesve të regjistruar, që do të thotë më shumë se 723.253 votues./Telegrafi/Tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori