Sue Brewer nga South Wales, kishte paguar rreth tremijë euro, për një pushim dyjavor në Kubë.

Por, qëndrimit në hotelin me pesë yje i erdhi fundi më herët se që kishte parashikuar, sepse nisi të ketë diarre të vazhdueshme, transmeton Telegrafi.


Zhytet foto 2 Pishina e papastër

Turistja 61-vjeçare, ishte zhytur në pishinën shumë të papastër, ku uji kishte marrë ngjyrën e gjelbër, si pasojë e mungesës së klorit.

Derisa po trajtohej në spital dhe tregoi fotografitë e pishinës ku është zhytur, të gjithë nisën ta kritikojnë gjyshen e shtatë nipave, se si vendosi të zhytej kur pishina ishte në atë gjendje.

Zhytet foto 3 Brewer në spital

Inspektorët kërkuan që turistët të shpërndahen dhe hoteli të mbyllet në tërësi, deri ën një vendim tjetër. Ende nuk është bërë i ditur, dëmshpërblimet që do të marrin vizitorët. /Telegrafi/