LAJMI I FUNDIT:

Zhytësi mbajti në duar një prej gjallesave më të lashta të detit (Video)

Zhytësi mbajti në duar një prej gjallesave më të lashta të detit (Video)

Jorge Moreno Mendoza ka mbajtur në duar një prej gjallesave më të rralla, që mund të ketë nisur ekzistencën para 600 milionë vitesh.

Krijesa që ngjanë më së shumti me kandilin e detit, është ndër banorët më të lashtë të detit, ndërsa në përbërjen trupore ka 97 për qind ujë, transmeton Telegrafi.


Zhytësi 20-vjeçar po eksploronte në ujërat e Ishujve Kanarie, kur hasi në gjallesën që mund të tkurret në masë të madhe, po që se ndjenë frikë. Ndanë shumë ngjashmëri me të gjitha speciet ekzistuese, sa që disa shkencëtarë besojnë të jetë paraardhësi ynë më i vjetër.

“Ctenophores janë ndër kafshët më të vjetra në botë. Ngjajnë shumë me kandilat e detit, por këta nuk pickojnë”, ka thënë Mendoza, që është studiues i biologjisë.

Më poshtë mund të shihni lëvizjet e shkathëta të këtij pa kurrizori, që ka trup të tejdukshëm dhe lëvizë përmes gjashtë këmbëzave të vendosura në të dy anët. /Telegrafi/