Blogeri rus Dmitry Shilov, ka realizuar një video në të cilën një grua ruse duket duke u zhveshur deri në të brendshmet e saj, dhe lyen veten me benzinë në këmbim të një iPhone 5S.

Blogeri kishte shëtitur nëpër qytet, dhe u është afruar femrave të cilat i pyeste se çfarë ishin të gatshme të bëjnë që të fitojnë një iPhone 5S, transmeton Telegrafi.


Shumica prej tyre janë përgjigjur duke thënë se nuk do të bënin asgjë, derisa në fund të një rruge takoi një bionde të re e quajtur Ksenia.

Rusja seksi kishte deklaruar haptazi, se për një telefon të ri mobil do të zhvishej në të brendshmet e saj dhe do të lyente veten me vaj motorik.

Blogeri rus e kishte dërguar menjëherë bionden seksipile në mal, dhe ajo vërtetë e përmbushi pjesën e saj të premtimit, dhe në këmbim për lakuriqësinë fitoi një iPhone 5S të ri. /Telegrafi/