LAJMI I FUNDIT:

Zhvillimi i Teknologjisë dhe profesionet më të paguara në këtë fushë

Zhvillimi i Teknologjisë dhe profesionet më të paguara në këtë fushë

Në ditët e sotme, teknologjia ka avancuar në përmasa shumë të mëdha. Fusha e Teknologjisë informative po gjen zbatim pothuajse në çdo lëmi tjetër: në mjekësi, ndërtimtari, gjeodezi, ekonomi e në shumë fusha të tjera.

Dita ditës ky hov i zhvillimit teknologjik po rritet duke lehtësuar dhe zëvendësuar shumë punë manuale të kryera deri më tani.

Meqenëse kjo fushë po inkorporohet lehtë me çdo fushë tjetër dhe po e ndihmon mjaft shumë funksionalizimin e fushave të tjera, atëherë mund të themi se çdo punë që i përket Teknologjisë informative paguhet mesatarisht me një pagë vjetore afër 50.000 euro e më shumë, varësisht prej profesioneve të ndryshme të kësaj fushe.


Një ndër profesionet më të paguara në këtë lëmi është Zhvillues Softueri, ku zhvilluesit e sajteve të ndryshme në Amerikë dhe vende të tjera me zhvillim marrin një pagë vjetore prej afro 63.000 euro.

Si po arrijnë studentët kosovarë të studiojnë në Gjermani me bursë të plotë nga Erasmus+?
Lexo po ashtu Si po arrijnë studentët kosovarë të studiojnë në Gjermani me bursë të plotë nga Erasmus+?

Kërkesat e mëdha për IT dhe specialist të teknologjisë informative kanë filluar të rriten edhe në vendet më pak të zhvilluara.

Në Kosovë, shumë kompani kanë filluar të kryejnë shërbime teknologjike për klientët vendorë apo edhe për vendet e zhvilluara, siç janë Amerika, Gjermania, Zvicra, Holanda e shumë vende të tjera.

E deri në vitin 2024, Zvicrës do t’i duhen rreth 25 mijë specialistë në këtë sektor.

Shumë të rinj edhe në vendin tonë kanë filluar të nuhasin këtë trend të zhvillimit teknologjik dhe gjithnjë e më shumë po shfaqin interesim për të studiuar lëmi të kësaj fushe.

Kosova është vend i vogël, mirëpo programet e studimit që ofrohen në fushën e teknologjisë informative po arrijnë t’i përgatisin në nivel shumë të lartë si për tregun vendor po ashtu edhe për atë ndërkombëtar.

I tillë është Kolegji Universum, i cili po ofron mundësi të shumta për të rinjtë që vendosin të merren me fushën e Shkencave Kompjuterike.

Programi i Universum-it është i fokusuar më shumë në Zhvillim Softveri dhe kurrikula është e vetmja në Kosovë, e bazuar kryekëput ne rekomandimet e ACM dhe IEEE, të cilat janë trupat kryesore botërore për Shkenca Kompjuterike.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani paralajmëron konferencë për media pas deklaratave të Richard Grenell

Osmani paralajmëron konferencë për media pas deklaratave të Richard Grenell

Lajme

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
Grenell hedh akuza ndaj presidentes Osmani për manipulim të fjalëve të Trump

Grenell hedh akuza ndaj presidentes Osmani për manipulim të fjalëve të Trump

Lajme
“Enver Hoxha mund të vriste edhe nënën e tij”, ish ambasadori gjerman: Ishte ndër diktatorët më gjakatarë të shekullit XX

“Enver Hoxha mund të vriste edhe nënën e tij”, ish ambasadori gjerman: Ishte ndër diktatorët më gjakatarë të shekullit XX

Lajme

"Ndërtuan një fshat të tërë në mes të Thethit", Rama i kundërpërgjigjet prokurores Elsa Gjeli

Lajme
Bajrami takon zyrtarin e lartë amerikan: LDK propozon zgjidhje gjithëpërfshirëse për krizën institucionale

Bajrami takon zyrtarin e lartë amerikan: LDK propozon zgjidhje gjithëpërfshirëse për krizën institucionale

Lajme
Kalo në kategori