LAJMI I FUNDIT:

Zhvillimi i shkollimit parauniversitar në Kosovë

– Rëndësia e zhvillimit të Arsimit parauniversitar për vendin tonë –

Arsimi parauniversitar ngërthen ne vete 4 nivele shkollimi, duke filluar nga ai parashkollor, fillor (Klasat I-V), e mesme e ulët (klasat VI-IX), e mesme e lartë (Klasat X-XIII). Nga e kaluara, vërejmë ndryshimin e Sistemit tonë arsimor që po zbatohet vitet e fundit, me qëllim të reformimit të tij, për të siguruar një cilësi më të mirë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.


Periudha e vështirë që ka kaluar arsimi në Kosovë, ka bërë që pasojat të ndihen edhe tani pas shumë viteve të pavarësimit të tij. Mbijetimi i tij në kohët e vështira të okupimit, është një periudhë e lavdishme për popullin tonë, duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj miniere të dijes për një vend, por ka mbetur edhe shumë punë që të arrihen qëllimet bazë të arsimit.

Përmes një sistemi arsimor të zhvilluar, vendi do të ketë më letë të arrijë përparimin e tij, për të qenë konkurrent i dijes krahas vendeve të zhvilluara botërore. Për shtetin tonë, Arsimi duhet të jetë prioritet, duke e parë gjendjen e tij jo të mirë në shkallën dëshiruar, kështu që kërkohet një angazhim institucional për të arritur të siguroj një shkollim të duhur për të gjithë banorët e tij. Nga zhvillimi i arsimit vendor, më së shumti përfiton shteti, pjesë e të cilit jemi ne të gjithë.

Arsimi parauniversitar në Kosovë ka qenë në gjendje jo të mirë, duke mos i kushtuar rëndësinë e duhur, e cila ka reflektuar shumë keq edhe në zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme. Të gjithë pajtohemi se Arsimi është bazë e një shoqërie, nga i cili formohen brezat e rinj që do udhëheqin me vendin, por në praktikë është vepruar ndryshe, duke degraduar shumë herë këtë sistem, për t’u përqendruar më shumë në fusha tjera.

Vitet e fundit, ky trend ka filluar të ndryshoj, së paku në disa drejtime, duke filluar nga reformimi i sistemit arsimor, e deri tek ndërtimi i infrastrukturës ligjore dhe asaj materiale. Me fillimin e reformimit të Arsimit në Kosovë, është filluar një fazë e re për këtë sektor dhe në përgjithësi për vendin, duke synuar ngritjen e vlerave arsimore. Por, nuk duhet harruar se shumë herë kemi dëshmuar se nuk kemi qenë ende të gatshëm të fillojmë një proces të tillë, sepse së pari duhet të ndryshohet kultura e jonë që pastaj të përshtatemi shumë më lehtë me ndryshimet.

Këto po i flasin nga përvoja që kemi hasur nëpër shkolla dhe më gjerë, duke e parë një pa përgatitje për të hyrë në këtë proces shumë të rëndësishëm. Derisa të mos e kuptojmë secili përgjegjësinë e tij që ka ndaj arsimit, nuk mund të shtyjmë para reformimin, sepse nuk mjafton që Ministria e Arsimit t’i ketë të qarta qëllimet dhe rrjedhat e procesit, por duhet punohet shumë me faktorët që e përbëjnë shkollën: Mësimdhënësit, nxënësit, udhëheqësit e shkollave dhe prindërit, shumica e të cilëve po vazhdojnë në avazin e vejtur, duke u munduar që edhe më tutje të shtyjnë nxënësit t’i përshtaten shkollë. Jo, duhet që shkolla të jetë ajo që i përshtatet nevojave të nxënësve dhe tregut të punës, për të arritur më lehtë deri te rezultatet pozitive.

Pra, ky nivel shkollimi duhet të jetë në qendër të vëmendjes për të siguruar një cilësi më të mirë për brezat e rinj, të cilët do të jenë kontribuuesit më të mëdhenj të vendit dhe shtytës të Shtetit drejt integrimeve.

Ndikimi i udhëheqësve të shkollave në zhvillimi i arsimit në përgjithësi

Në mesin e faktorëve tjerë të shkollës që kanë përgjegjësi për të ngritur cilësinë e mësimdhënies dhe mësim-nxënies nëpër shkolla, janë udhëheqësit, ose drejtorët e këtyre institucioneve. Deri më tani, kemi vërejtur se një pjesë e madhe e drejtorëve të shkollave kanë qenë joprofesional në kryerjen e detyrave të tyre, pasi që për ta nuk ka qenë parësore zhvillimi i shkollës, por servilizmi ndaj pushtetit dhe partisë në pushtet, për të nënvlerësuar punën që duhet bërë në shkolla. Pikë tjetër brengosëse, për këtë nivel udhëheqje arsimore, është përgatitja jo e duhur e tyre për udhëheqje, sidomos të shkollave, gjendje e cila ka ndikuar shumë negativisht në avancimin dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore brenda institucionit të tyre, por edhe ka reflektuar drejtpërdrejt në zhvillimin e nxënësve dhe ofrimit të kushteve të duhura për punë.

Duhet të bëhen ndryshime në këtë drejtim, për të siguruar cilësi më të lartë në arsim. Mundësia e vetme dhe më e pranueshme është që në vendet udhëheqëse të shkollave të përzgjidhen kuadrot e duhura, për të cilët do të jetë i rëndësishëm zhvillimi i institucionit që udhëheq, e jo të caktohen njerëz që do ketë frikë të marrin një vendim sado që është i vogël pa pasur pëlqimin e pushtetit. Duhet të jenë të aftë të menaxhojnë me resurset njerëzore që i kanë dhe gjetjes së rrugëve për të arritur më lehtë deri te krijimi i kushteve të duhura për punë, të jenë pikë kyçe në krijimin e atmosferës pozitive, thithjes së fondeve nga donatorë të ndryshëm, ofrimin e programeve të ndryshme trajnuese, kyçjen e komunitetit në shkollë, shikimin e prindërve si faktor kyç në zhvillimin e shkollës e jo si kundërshtar, etj.

Për mendimin tonë, ndoshta më e mira e gjithë kësaj kish qenë që shkollat të kenë në kompetencë të zgjedhin Drejtorin e tyre, kompetencë e cila tani i takon Komunave. Jemi për një gjë të tillë, pasi që shkollat njohin më së miri punëtorët e tyre dhe e kanë më lehtë të caktojnë personin udhëheqës

Avancimi i mësimdhënësve për të siguruar cilësi në mësimdhënie dhe mësimnxënie

Pjesa më e madhe e mësimdhënësve në Arsimin parauniversitar janë të moshave të vjetra dhe para viteve të pensionimit. Kjo kategori ka kaluar në periudha shumë të vështira në të kaluarën, për të cilën duhet të vlerësohen lart dhe të shpërblehen në forma të ndryshme. Për ta, me rëndësi ka qenë mbijetimi i Sistemit arsimor, duke i përballuar sfidat nga më të ndryshmet që u janë shfaqur nga pushtuesi, vetëm e vetëm që sot të kemi një shkollë të lirë dhe përparimtare. Por, këtu kemi edhe anën tjetër të medaljes, duke zbuluar që brenda kësaj kategorie kemi një numër më të madh të mësimdhënësve që nuk i përshtaten ndryshimeve në arsim, duke vështirësuar punën e tyre, por duke pamundësuar zhvillimin normal të nxënësve sipas zhvillimeve të kohës momentale.

Avancimi i punëtorëve arsimorë (mësimdhënësve) është jetike për sigurimin e cilësisë në arsim. Pra, vazhdimisht duhet të ketë ngritje profesionale dhe përcjellje të zhvillimeve të kohës për t’iu përshtatur rrethanave dhe nevojave të nxënësve. Zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë tani janë në kulmin e tyre dhe janë aq të shpejta që momentin e mos përcjelljes së tyre për një kohë të caktuar, na kushton shumë, jo vetëm neve, por edhe nxënësve në veçanti dhe në përgjithësi shoqërisë. Institucionet shkollore duhet të ofrojnë mundësi të vazhdueshme për avancime të ndryshme për personelin e tyre, sidomos për mësimdhënësit.

Pas luftës së fundit në Kosovë, kemi pasur rastin të shohim ofrimin e programeve të shumta trajnuese për mësimdhënësit, duke i krijuar mundësi avancimi në fusha të ndryshme arsimore. Pjesëmarrja ka qenë e lartë, por zbatimi i praktikë i përvojave të fituara nuk ka shkuar në drejtimin e duhur. Një pjesë e mësimdhënësve kanë filluar të zbatojnë ato njohuri të fituara, por pjesa tjetër ka vazhduar në mënyrën e njejtë, duke mos ndryshuar asgjë. Trajnimet, ose seminaret e ndjekura, nuk duhet të mbeten vetëm në mendjen e tyre, por ato të zbatohen praktikisht nëpër shkolla. Ka shumë mendime rreth këtyre programeve të ofruara, për disa mirë e për disa keq, por vet fakti që këto programe kanë ardhur nga vende me arsimin e zhvilluar, na lë të kuptojmë se më shumë ka gjëra pozitive dhe të nevojshme për ne.

Nuk duhet harruar të përmendim edhe pensionimin e mësimdhënësve. Mosha për pensionim duhet të jetë më e ulët se tani, për të freskuar me kuadro të reja. Mosha 65 vjeçare është shumë e lartë për punëtorët e arsimit, duke e pasur parasysh amortizimin e tyre dhe ngarkesat psikike që shkaktohen nga puna e gjatë me fëmijë.

Ka shumë pika kyçe që duhet të diskutohen dhe të punohet në atë drejtim për t’i përmirësuar, ose ndryshuar rrënjësisht, si: krijimi i kushteve nëpër shkolla për zhvillimin normal të mësimit, pavarësimi i shkollave, ose decentralizimi i Sistemit tonë arsimor, zvogëlimi i numrit të nxënësve nëpër klasë, nxitja e nxënësve për iniciuar dhe organizuar veprimtari të ndryshme shkollore dhe jashtëshkollore, bashkëpunimi i ndërsjellët në mes institucioneve të ndryshme arsimore të niveleve të ndryshme, largimi i politikës nga shkolla, e shumë faktorë tjerë, që bashkërisht do të ndihmonin ngritjen e cilësisë në arsim, për t’i përgatitur gjeneratat e reja për studimet universitare dhe në përgjithësi për jetë.

(Autori është student në Master – Menaxhimi në Arsim)

Në trend

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Kalo në kategori