LAJMI I FUNDIT:

Zhurma që lëshoi gjatë testimit, lë të kuptohet se Aventador SV Jota është shumë i shpejtë (Video)

Zhurma që lëshoi gjatë testimit, lë të kuptohet se Aventador SV Jota është shumë i shpejtë (Video)

Dukje me stil të lartë dhe fuqi enorme

Reportrët që merren me veturat e reja, ia kanë dalë ta fotgrafojnë nga afër Lamborghini Aventador SV Jota apo SVJ, gjatë testimit në Nurburgring apo edhe në rrugë normale, transmeton Telegrafi. Megjithëse kishte shtresën për kamuflazh, shiheshin hapësirat e mëdha për hyrjen e ajrit, ndryshimet në pjesët anësore, mbrojtëse dhe një krah i ri. Gjithçka është në rregull, me makinën që do t’i thotë lamtumirë Aventadorit të vjetë, por entuziastët e kanë vetëm një peng, duan të din tingullin që lëshon.


Disa kanale që merren me automobilizëm, ia kanë dalë ta filmojnë nga afër dhe ta shpërndajnë në internet.“Rrathët që i bënte në pistë, duke lëshuar këtë zhurmë të madhe, tregojnë se ka një V12 me fuqi enorme” thuhet në përshkrimin e videos.

Në pjesën e parë të videos, kjo veturë lëvizë ngadalë dhe nuk dëgjohet, por njëjtë nuk ndodhë edhe në pjesën e dytë kur është në lavdinë e saj maksimale. Për dallim prej paraardhësit Aventador SV, i riu pritet që t’i ketë 780 kuajfuqi, afro 50 njësi më shumë. Meqenëse nuk u shfaq siç pritej në panairin e Gjenevës, këtë Lamborghini ta shohim gjatë tetorit në Paris. /Telegrafi/