LAJMI I FUNDIT:

Zhilivoda e Vushtrrisë po braktiset, fshati ka probleme infrastrukturore (Video)

Zhilivoda e Vushtrrisë po braktiset, fshati ka probleme infrastrukturore (Video)

Banorët e fshatit po përballen me një varg mungesash infrastrukturore.       

Pa rrugë të asfaltuara, pa rrjet të ujësjellësit e të kanalizimit, Zhilivoda ka mbetur njëri ndër fshatrat e harruar të Vushtrrisë.


Banori Haxhimet Krasniqi thotë se mungesa e infrastrukturës ka bërë që shumë banorë të shpërngulen.

“Krejt shkaku i kësaj, banorët janë duke lëshuar shtëpitë dhe braktisur fshatin. Komuna prej tri vitesh nuk ka bërë asnjë investim në këtë fshat, dhe as që po mendojnë në atë drejtim. I kanë ngrënë paratë dhe ka mbetur në gjysmë rrethimi i shkollës”, thotë për RTV Dukagjinin  Haxhimet Krasniqi.

Të njëjtën gjë e pohon edhe banori Hashim Krasniqi.

“Nga paslufta na kanë premtuar rrugën dhe kanalizimin, por ajo ka mbetur si është. Unë e di që Komuna e Vushtrrisë e ka pas në projekt rrugën dhe kanalizimin dhe ndërtimin e një kulle në këtë vend, asnjëra s’kanë ardhë”, thotë banori tjetër Hashim Krasniqi.

E në  fshatin me probleme infrastrukturore, nga pranvera e vitit të  ardhshëm do të zgjidhet çështja e kanalizimit.

Kështu u përgjigj në  mënyre elektronike Drejtori i Shërbimeve Publike në  Komunën e Vushtrrisë, Sedat Rashica.

“Në bazë të vendimit 182/17 , date 29.06.2017, ku lejohet ndërtimi i kanalizimeve ne disa lokalitete te Komunës në fshatin Zhilivodë parashihet të ndërtohet vijë e kanalizimit ne gjatësi 1400 m. Me këtë vendim projekti “Ndërtimi i Kanalizimeve” i vitit 2017 shndërrohet ne projekt trevjeçar për vitet 2017-2019”, thuhet në përgjigje.

E sa i përket rregullimit të rrjetit të ujësjellësit dhe infrastrukturës rrugore,  nuk janë paraparë projekte për vitin e ardhshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Lajme
Kalo në kategori