Në një intervistëpër ''Radio Evropa e Lirë'', kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski thotë se Maqedonia nuk mund të ketë politikanë të përgjegjshëm, nëse këta që e kanë kryer këtë kriminalitet, nuk japin llogari, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zhernovski thotë se gëzohet që janë hapur lëndë për komunë Qendër, duke shtuar se ende më i kënaqur është nëse për lëndët që lidhen me ''Shkupi 2014'', janë marrë për bazë raportet e revizotirit të përgatitura nga komuna që ai udhëheqë.


Ai gëzohet që materialet, siç thotë, janë në duar të vërteta dhe pret një zgjidhje për ato, pra personat që e kanë kryer krimin, jo vetëm në komunën Qendër, por në përgjithësi, të japin llogari, përfshirë edhe vetë Gruevskin./Telegrafi/